Kur do Shkosh te Dentisti… (Ne Shqipëri)?

0
1193

Jona, një 29-vjecare që jeton prej gati një dekade në Shtetet e Bashkuara kishte një pasiguri të madhe që prej moshës të adoleshencës. Nuk ishte dicka që kishte të bente me vështirësinë e studimeve, as me llotarinë qe nuk i doli ndonjëhere, as me shpërnguljen në New Yorkun e vështirë, apo me vizën e punës që i duhej patjetër pas universitetit. Këto i dukeshin gjëra që mund t’i zgjidhte. Ajo c’ka vërtet e bezdiste ishin dhëmbët.

Si kudo në vende të tjera, përfshirë dhe ato shtete që ofrojnë mbulim universal të shëndetit, kompania ku punonte nuk ia mbulonte ndërhyrjet estetike.
Kështu që pas disa kërkimesh dhe në mes të rëmujës së pandemisë vendosi ta zgjidhi njëherë e mirë problemin e dhëmbëve në Shqipëri.
“Erdha në Tiranë te prindërit dhe ndërkohë që punoja remote për kompaninë në New York, bëra kirugji me lazer për mishërat dhe vendosa kurora,” tregon me një buzëqeshje rrëzëllitëse.
“Me aq sa pagova në Tiranë, në Amerikë mund të kisha bërë vetëm dy-tre dhëmbë. Kolegët mendojnë se bëj shaka, dhe disa madje po e konsiderojnë mundësinë që të udhëtojnë në Shqipëri për pushime dhe turizëm dentar,” shton ajo.

Personat si Jona kanë qënë pacientët e parë të turizmit mjeksor në Shqipëri, në vitet kur fusha nuk e kishte formuar një profil të qartë. Shqiptarë që kishin emigruar, përfitonin nga pushimet në atdhe për të bërë shërbime nga më të thjeshtat deri te më të komplikuarat për cmime shumë herë më konkuruese sesa në vendet ku jetonin. Për ta ishte dicka normale.

Falë tyre u filloi të formohej një treg shërbimi në fushën e turizmit mjkësor dhe mirëqenies.
Klientët po vinin nga shtete të ndryshme, pavarësisht mungesës së reklamimimit. Fjala e gojës bën mrekulli thonë specialistët e marketingut. Kështu filloi ta ngrijë Shqipëria një reputacion si destinacion për turizëm mjekësor dhe dentar. Gjithësesi sektori ka nevojë për shumë punë për të konkuruar me vendet e rajonit që janë të pozicionuar shumë mirë në këtë industri. Kroacia, Turqia, Hungaria, Spanja e shumë të tjerë janë vendet e para që i shkojnë ndërmend një europiani që kërkon të shërbime dentare. Pse, sepse e kanë promovuar fuqishëm industrinë e turizmit mjekësor prej vitesh.

Shqipëria nuk ka ende një strategji të mirëfilltë për promovimin e turizmit mjekësor e prapëseprapë tërheq një numër të konsiderueshëm shtetasish të huaj që tundohen nga një sërë faktorësh. Cmimet e lira, shërbimi cilësor, afërsia gjeografike dhe kulturore, historia pak misterioze e vendit, pozicionimi në mesdhe, janë faktorët kryesor që bindin pacientët e huaj të zgjedhin Shqipërinë.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri e shtetasve që kanë vizituar Shqipërine për arsye shëndetsore gjate periudhes janar-gusht 2022 eshtë rritur me 86.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nëse dikush është skeptik ndaj statistikave zyrtare, atëherë informacionet nga klinikat dentare janë më bindëse. Sipas tyre, fluksi më i madh i turistëve dentar është gjatë verës dhe në muajt e dimrit. Madje gjatë dimrit mund të shkojë deri në 50 përqind më shumë pacientë nga jashtë krahasuar me muajt e verës. Kjo varet nga cmimet e fluturimeve apo dhe kohën kur shkollat marrin pushimet e vjeshtës ose dimrit.

Siguracioni shëndetësor në shumë shtete në Europë rrallë mbulon ndërhyrje kozmetike. Ato mbulojnë vetëm procese bazike si kontrolle dhe mbushje standarte apo heqje të dhëmballave të pjekurisë. Madje në disa ndërhyrje më specifike pacienti duhet të mbulojë vetë deri në 40-50 përqind të kostos. Për shembull, kostoja për një trajtim endodontik ose ndryshë rrënjë kanali në Gjermani mund të filloj nga 700 Euro. Një shifër gati dhjetë herë më shumë krahasuar me Shqipërinë. Pacientët nga Italia thonë që shpesh duhet të shkojnë deri në katër herë të dentisi për një proces që në Shqipëri e bëjnë në dy vizita.
Ndërhyrje të thjeshta jo invazive siç është zbardhimi i dhëmbëve me lazer kushton rreth 300 Euro kur se në Angli mund të variojë nga 500 deri 1,500 Paund.
Kurse cmimet e implanteve fillojnë nga 150 Euro dhe cmimi për dhembi zirkon mbi implantin fillon ne rreth 190 Euro. Ne Angli një implant fillon me çmimin e rreth 680 paund.

Përveç çmimeve konkuruese, cilësia e punës është faktori tjetër pse pacientët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Stomatologjia njihet historikisht si një nga degët që tërheq studentët më të mire në Shqipëri. Shumë prejt tyre vazhdojnë specializime jashtë dhe kthehen përsëri për të punuar. Stomatologët janë ndër të vetmit specialit në fushën e mjekësisë që nuk janë prekur nga fenomeni i largimit masiv drejt Gjermanisë apo Zvicrës.
Nëse një dentist gjen kohë për të mësuar gjermanisht e bën sepse ka plane për të tërhequr pacientë gjermanfolës në Shqipëri dhe jo për tu shpërngulur vetë aty.

Pandemia dhe rritja e kujdesit për veten

Sa njerëz njihni që përfituan nga mbajtja e maskave gjatë pandemisë për të vënë tela apo aparate për drejtimin e dhëmbëve? Pandemia solli pasiguri dhe kaos në gjithë botën, por nga ana tjetër njerëzit u ndërgjegjesuan më shumë për shëndetin si fizik ashtu edhe mendor. Nga ana tjetër izolimi, mungesa e aktivitetit fizik, dhe orët e shumta të kaluara para kamerës në zoom meetings apo thirrje me familjarët i bënë njerëzit më të vëmendshëm ndaj pamjes së tyre.
Pasojat u panë në një fenomen gati global. Numri i ndërhyrjeve kozmetike invazive dhe joinvazive pati një boom menjëharë sapo masat anti-COVID u lehtësuan. Ndryshe nga klinikat kozmetike ato dentare qëndruan hapur dhe fakti që Shqiperia nuk kishte kufizime të rrepta për udhëtarët e huaj krahasuar me shtet e tjera ndikoi në fluksin e turisteve dentar gjatë pandemisë.

Frikë nga gjilpërat dhe karrigia e punës, frikë nga fatura përfundimtare, frikë nga e panjohura

Rezultatet përfundimtare, fatura shumë më e lirë krahasuar me dentistën në shtetin ku jetojnë dhe kombinimi me vizita turistike e ndryshojnë perceptimin e frikshëm të vizitës te dentisti. Shumë njerëz që janë duke kërkuar për një vend si Shqipëria ku të trajtojnë problemet dentare nuk e kanë idenë që ky vend egziston dhe ofron një zgjidhje për ta. Specialistët e fushës të cilët ofrojnë paketa të plota turizmi dentar të planifikuara deri në detaj shpresojnë se gjërat do bëhen më mirë në të ardhmen. Por edhe çmimet do rriten me shtimin e kërkesës kështu që kush vjen më shpejt do dali më i fituar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here