Rikard Ljarja do të prehet në Shkodër, siç dhe ai e kishte lënë amanet.
Familja, miq e të afërm dhe pse të paktë në numër për shkak të situatës së COVID-19, i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit.
Bashkëshortja e tij, Marjeta, e përlotur tha fjalët e saj para arkemotit duke falenderuar ata miq shkodran që, u benë pjesë e cermonise përtej situatave të rënduara.
“Nuk jemi pishman se është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund. Është shumë më e bukur shumë më njerzore. Faleminderit”, u shpreh Marjeta.