Piku i koronavirusit ka kaluar/ Flet mjeku: Jemi në kurbën e rrafshët të kësaj sëmundje dhe në ditët në vijim do të vijë duke u ulur…

0
99

Mjeku i spitalit Covid 2 (“Shefqet Ndroqi), Arben Tanka ka deklaruar së fundmi se: .

Tanka në një intervistë për Ora News është shprehur se strategjia me gjurmimin e rasteve ka dhënë sukses.

“Mendoj se piku i kësaj sëmundje mund të ketë filluar në fund të muajit mars dhe në ditët e para të muajit prill. Jemi në kurbën e rrafshët të kësaj sëmundje dhe në ditët në vijim do të vijë duke u ulur. Tirana sot ka pasur zero raste.

 

Kanë mbetur vetëm dy vatra, Kruja dhe Kurbini. Strategjia që është ndjekur deri tani me gjurmimin e rasteve që dalin pozitive dhe kontaktet e tyre deri tani ka dalë mirë.

Kjo politikë testimesh që është ndjekur ka qenë pozitive dhe nuk mendoj se duhet bërë ndonjë ndryshim i madh. Bëhen 250-260 testime në ditë. Në spitalin tonë i kemi marrë të gjitha masat që çdo gjë të jetë korrekt në trajtimin e pacientëve, si në Reanimacion ashtu dhe pavion. Janë të gjitha kapacitetet.”, tha mjeku.

Mjeku ka treguar më tej edhe për gjendjen e të infektuarve në këtë spital dhe është shprehur se ata kanë edhe stres.

“ Kjo situatë ishte ndryshe për të gjithë ne mjekët. Është lufta ndaj një armiku të padukshëm dhe të gjithë kanë pasur një lloj stepje fillimisht. Por me mbrojtjen e duhur kemi arritur ta përballojmë.

Edhe për pacientët, përveç sëmundjes që kanë, ka qenë prezent edhe stresi. Për pjesën më të madhe të pacientëve gjithçka ka shkuar mirë.

Ka pasur ndryshime nga më herët. Kontaktin me kolegët dhe pacientin e kemi pasur të drejtpërdrejtë kurse tani duhet të bëhemi gati me mjetet e mbrojtjes personale, me kostume dhe maska.”, është shprehur Tanka.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19 e kanë fituar 345 qytetarë.

Harta është zgjeruar në Krujë, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri në Tiranë dhe Shkodër. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 32 pacientë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here