Qeveria ka harruar se gjysma e popullsisë jeton në fshat…

0
117
Nga Klodian Tomorri 

Qeveria ka hyre tashme zyrtarisht ne biznesin e shperndarjes se parave publike. Pas dy skemave te meparshme qe targetojne rreth 235 mije individe te punesuar dhe vetepunesuar ne biznesin e vogel, apo persona te cilet kane humbur pune, kryeministri lajmeroi nje tjeter pakete transfertash cash. Kete here behet fjale per 70 mije individe aplikante te skualifikuar nga ndihma ekonomike, te cilet do te marrin nje pagese te vetme me gjasa rreth nivelit 10 mije leke.

Ne total, nga te tre skemat e ndihmes direkte perfitojne para ne dore rreth 300 mije individe. Fondi total qe shperndahet sipas te dhenave te bera publike nga qeveria shkon ne 140 milione dollare ose 1 per qind e Prodhimit Kombetar duke perfshire dhe rritjen e pageses se papunesise. Por ne te gjithe kete pakete, gjysma e popullsise qe jeton ne fshat nuk do te perfitoje thuajse asgje.

Teksa pandemia eshte duke gjunezuar ekonomine boterore, shumica e qeverive kane treguar kujdes te vecante per fermeret, si nje nga hallkat me kritike te ekonomise, per te mbajtur te pacenuar zinxhirin e furnizimit ushqimor. Ne Shtetet e Bashkura te Amerikes, pervec pageses direkte ne dore prej 1200 dollaresh, qeveria federale ka aprovuar dhe skema te posacme ndihme per fermeret qe perfshijne paketa grantesh dhe kredish.

Komisioni Europian gjithashtu miratoi pak dite me pare nje pakete te zgjeruar per sektorin agroushqimor, duke mbeshtetur me pagesa direkte, grante por edhe skema kredish te zbutura fermeret dhe bizneset e peshkimit. Vec kesaj pakete ne nivel europian, qeverite kombetare kane miratuar te tjera skema mbeshtetje per fermeret e vendeve te tyre per te minimizur pasojat negative te krizes.

Ekonkmia bujqesore ne Shqiperi po perballet me veshtiresi njesoj si te gjithe fermeret e vendeve te tjera. Por teksa, qeverite ne cdo cep te planetit miratuan me shpejtesi paketa financiare per t’u ardhur ne ndihme bujqerve, ne Shqiperi fermeret jo vetem qe nuk kane perfituar asnje qindarke, por po perballen me kufizimet shpesh absurde qe imponojne institucionet.

Sot neper fermat e Shqiperise policia e shtetir ndalon levizjen e makinerive bujqesore. Shume fermere qe i kane fermat larg banesave nuk lejohen te shkojne ne pune. Kjo ka pasoja te pallogaritshme negative. Funksionimi normal i zinxhirit te furnizimit ushqimor nis nga fshati. Kjo eshte nje ceshtje kritike per ekonomine dhe madje edhe sigurine kombetare. Por deri me tani, qeveria e Shqiperise ka harruar se gjysma e popullsise jeton ne fshat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here