INTERVISTA/ Mehmetaj: Rama mbjell vetëm terror, la në mëshirë të fatit shqiptarët! Qytetarët s’kanë marrë ndihma, por premtime boshe!

0
294

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj flet në një intervistë për STANDARD mbi situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu Mehmetaj komenton masat e marra nga Qeveria si edhe ndryshimet e fundit në kodin penal.

Intervistoi: Romina VAKO

Pas më shumë se 40 ditësh, vendi del pothuajse nga karatina por jo nga shtetrrethimi. Një sërë biznesesh u hapën të hënën por qeveria forcoi Kodin Penal që çon në burg shkelësit e rregullave. Si e vleresoni ju kete situatë?
 
Mehmetaj: Në gjykimin tim situata është tejet e vështirë. Janë 2 aspektet më të rëndësishme të kësaj situate të cilat unë do kisha ururar të ishin trajtuar ndryshe. Së pari është qasja ndaj pandemisë dhe vet virusit. Nëse shihen me vëmendje statistikat e të prekurve në vendin tonë, krahasuar me vende të tjera, nuk ka nevojë të jesh mjek apo ekspert i fushës për të kuptuar se tek ne është vepruar gabim. Shifrat e të prekurve cdo ditë ndryshojnë me ritëm të pakuptueshëm dhe kjo vjen si rezultat i mingesës së testimeve që do e bënin situatën më të qartë. Personalisht gjykoj që mungesa e testimeve ka qenë strategjia e ndjekur nga qeveria për të fshehur të vërtetën dhe për ti hapur rrugën këtij izolimi të pangjashëm më ndonjë vend tjetër Europian dhe demokratik. Gjuha e komunikimit e përdorur nga Kryeministri vetëm ka ngjallur frikë dhe panik, deri edhe kërcënim për qytetarët, të cilët duke mos ditur të vërtetën dhe nën diktatin e vendimeve dhe ligjeve antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut, janë detyruar të mbyllen në shtëpi pa bërë zë edhe kur kanë qenë të sëmurë e askush nuk u ka shërbyer edhe kur nuk kanë patur mjaftueshëm të ardhura sa për të siguruar bukë për familjet e tyre edhe kur bizneset kanë qenë duke u falimentuar etj. Kjo na sjell në aspektin e dytë, që është ai ekonomik. Qytetarët nuk kanë marrë ndihma, por premtime boshe, propagandë të filmuar dhe kërcënime nga Kryeministri. Në këto kohë krizash qeveritë e përgjegjshme kanë lëvruar fonde të mëdha për tu siguruar të ardhura familjeve dhe vazhdimësi biznesit, ndërkohë në Shqipërinë e izoluar qytetarët humbasin kohë me aplikime të pakuptimta përgjigjet e të cikave vijnë gjithmonë negative.
 
Çfare mendimi keni per masat shtreguese qe ka marrë qeveria?
Mehmetaj: Si e përmenda edhe më sipër, masat që janë marrë për të krijuar distancimin social janë tejet ekstreme, nuk ngjajnë më masa të marra në asnjë vend tjetër Europian dhe demokratik dhe personalisht gjykoj se janë të pabazuara në fakte shkencore. Vendosja e fashave orare vetëm ka grumbulluar turma njerëzish në tregje, banka e farmaci dhe është e paimagjinueshme që qytetarët të kenë nevojë për medikamente apo ushqime në ore të ndryshme të ditës e të mos kenë farmaci e dyqane të hapura për të blerë, ashtu sic është e paimagjinueshme që të mos kesh leje apo transport për të shkuar në spitale e marrë ndihmën e nevojshmë shëndetësore. Mbyllja e fundjavave duket si një lojë, “virusi zhduket gjatë javës për tu rikthyer i rrezikshëm dhe agresiv në fundjavë”. Mbyllja e të gjithë bizneseve për gati 40 ditë ishte po ashtu një vendim ekstrem i pa justifikuar, pasi ka mjaft biznese të cilët mund t’ju shërbenin qytetarëve në kushtet e përcaktuara të higjenës dhe distancimit social. Pikëpyetja më e madhe qëndron në faktin se bizneset e vogla dhe të mesme u pengun të punojnë, ndërkohë që fasoneritë dhe call center-at edhe pse kanë qindra punonjës që qëndrojnë me orë ngjitur me njëri tjetrin (për fasonët shpesh edhe në kushte të papërshtatshme) u lejuan të vazhdojnë punën, pa kontrolle, pa testime dhe pa vëzhgimin e stafeve mjeksore. Edhe pse padyshim distancimi social është sygjeruar nga specialistët si mbrojtja më e mirë ndaj virusit Corona, mund të ishin zgjedhur modele shumë më të mira për vendin tonë. Unë ndjej keqardhje dhe irritim kur dëgjoj nga Kryeministri skenare të cmendura infektimesh dhe vdekjesh, skenarë të cilët nuk kanë ndodhur as në vendet më të prekura, as në vende që nuk kanë marrë masa si përshembull Suedia. Ky Kryeministër që e shet veten si ‘Zoti” që shpëtoi shqiptarët, duhet të kishte rritur që javën e parë numrin e testimeve, të na tregonte me transparencë si i ka përllogaritur këto shifra dhe kur na krahason me Italinë përshembull, a e ka marrë parasysh faktin se mosha mesatare e popullsisë tonë është shumë më e re se ajo e Italisë, si janë shifrat e të sëmurëve kronik që vendi ynë ka krahasuar me Italinë e vende të tjera, dhe se mënyra jonë e jetesës është shumë e ndryshme me të tyren, duke filluar nga numri i madh i popullsis që jeton në zonat rurale, transporti shumë i pakët publik, pothuaj inegzistenca e qëndrave të të moshuarve. Fatmirësisht ditëve të sotme qytetarët kanë mundësi të aksesojnë shumë informacion dhe të gjithë e kanë kuptuar se nga Kryeministri Rama po mbillet vetëm terror prej gati dy muajsh, se qytetarët janë lënë të pambrojtur dhe të pasigurtë në izolim dhe se realisht masat ngjajnë më tepër me vendosjen e një diktati, se me mbrojtjen nga COVID-19.
 
Parlamenti votoi ndryshimet ne kodin penal per denime me burg ndaj atyre qe shkelin rregullat. Cili eshte vlersimi juaj mbi keto ndryshime?
 
Mehmetaj: Unë i kam ndjekur me shumë vëmendje vendimet e qeverisë dhe të parlamentit gjatë kësaj kohe dhe mendoj se këtë situatë Edi Rama e ka përdor më së miri për të shtrirë pushtetitn e tij autoritar, duke u ngjallur njerëzve frikë e panik, duke mbyllur cdo gojë kundër e duke kërcënuar me gjoba e burgim për këdo që e kundërshton ose reagon gjatë kësaj kohe. Që nga dalja e ushtrisë në rrugë pa u bazuar në asnëj ligj, deri tek ndryshimet në kodin penal e shtyrja pa asnjë arsye e gjendjen së fatkeqsisë natyrore dëshmojnë pikërisht këtë gjë. Ç’është ky parlament që vepron në kundërshtim me procedurat e veta dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ç’është ky parlament që nuk merr flet për masat ekonomike që duhet të merren nga qeveria, por vetëm noterizon veprimet absurde të Kryemnistrit.
Kejdi Mehmetaj, nënkryetare e LSI
Mësimi në këto kohë pandemie po zhvillojnë mësimin online, por jo të gjithë i kanë mundësitë.  Si e shihni këtë pjesë?
Mehmetaj: Unë kam folur në disa raste për mësimin online dhe mendoj se kjo kohë na ka ndihmuar të reflektojmë mbi rëndësinë e sistemit arsimor dhe të kuptojmë sa gabime janë bërë në atë drejtim dhe se sa i lën pas dore është. Pothuajse cdo vend edhe ata më të zhvilluarit kanë hasur probleme me mësimin online, por tek ne problemet kanë qenë shumë të theksuara. Pjesa më e madhe e nxënësve dhe studentëe nuk kanë akses në internet dhe as pajisjet e nevojshme teknologjike për tu lidhur me mësuesit, nga ana tjetër i gjithë stafi akademik i vendit u “kapën gafil” të patrajnuar dhe të panjohur me kushtet e zhvillimit të mësimeve online. Ju e dini së një ndër reformat më të proklamuara të qeverisë Rama në raport me arsimin ka qenë ajo e dixhitalizimit të sistemit tonë arsimor, për të cilin janë harxhuar 3.5 milion euro nga buxheti i shtetit. Ku kanë shkuar ato 3.5 milion euro, në xhepin e kujt pushtetari? Pse nuk janë sot në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve. Nga ana tjetër duket se Ministria e Arsimit e ka lën të gjithë barrën tek mësuesit dhe fle gjumë. Pse nuk bëhen publike skenarët dhe stretigjitë e ndërmarra nga ministria, planet mësimore, si do veprohet që ky vit shkollorë të mos humbasë dhe mbi të gjitha që të mos ket disbalancim njohurisht tek nxënësit. A ka një buxhet dedikuar arsimit të lartë për të përmirësuar teknologjinë, sic dihet tashmë universitetet tona nuk kanë as biblioteka online, e jo më të zhvillojnë mësime e laboratore online. Cfarë do të bëhet me pagesat vjetore të studentëve në fakultete, konvikte dhe banesat e marra me qera? Po me maturantët? Specialistët kanë shumë mendime të vyera, por a ka vullnet nga Ministria për ti dëgjuar dhe implementuar mendimet e tyre?
Kjo është një sjellje e papranueshme nga qeveria, fjalët e Kryeministrit se fliskërka në telefon me ministra e kryeministra nuk i hyjnë kujt në punë, na duhen rrugët e daljes nga kjo krizë, rrugë që duket se janë lënë në mëshirë të fatit dhe cfarë do të sjellë e nesërmja e panjohur.
 
Lidhur me paketat e qeverise të cilësuata si “ ndihma lufte” për bizneset dhe qytetaret e mbetur papune, cili eshte qendrimi juaj?
Mehmetaj: Paketat e prezantuara deri më tani nuk janë asgjë tjetër vecse lojëra fjalësh e propogandë boshe që bëhet me qytetarët. Që kur i dëgjuam për herë të parë paketat tham se ishin të pamjaftueshme, por nëse së paku do të zbatoheshin 100% do të ishin një lehtësim i vogël për familjet shiptare, por zbatimi nuk erdhi kurrë. Qytetarët humbasin kohë, para dhe nerva për të kuptuar shpegime të pashpjeguara mbi kategoritë, fashat etj dhe për të aplikuar në sisteme të koklavitura, për të marrë një pagesë prej 26000 lekësh që në vetvete duket si tallje dhe si përfundim as këto para nuk i marrin. Nga ana tjetër janë të papunët të cilët nuk janë përfshirë në asnjë skemë. Pakot e ndihmave nuk kanë shkuar tek familjet në nevojë. Fermerët nuk janë përfshirë dhe duket se nuk do të përfshihen në asnjë skemë, duke u lën në mëshirë të fatit, pa ndihma, pa subvencione dhe për gati një muaj pa mundësi për ta punuar dhe transportuar produktin e tyre. Nuk duhet harruar se mebujqësi e blegtori mbahet pothuaj gjysma e pupullsisë tonë dhe se bujqësia mund të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë nesër, duke qenë një sektor shumë i rëndësishëm dhe produktiv i shoqërisë tonë. Por bujqësia nuk zhvillohet pa ndihma e subvencione as në ditë normale, jo më në këto kushte. Po ashtu për turizmin nuk është menduar mjaftueshëm, duhet strategji e mirëfilltë se kur do të hapet, si do pnohet me turizmin e brendshëm, cilat do të jenë protokollet. Nëse turizmi pëson humbje të mëdha, e gjithë ekonomia jonë do të vuaj gjatë duke qenë se turizmi është një nga industritë më të rëndësishme që ne kemi, falë të cilit ushqehen qindra mijëra familje. Biznesi i vogël është drejt falimentin dhe nëse marrim në konsideratë numrin e madh të restoranteve dhe kafeneve që ka shqipëria, rreziku është që bashkë me bizneset të falimentojnë edhe familjet që punojnë në to. Cdo ekspert i ekonomisë thotë se ky është momenti kur qeveria duhet të ndërhyjë me shumë skema ndihmash. Jo ndihma për bukën e gojës, por ndihma para që hidhen në ekonomi për të përballuar krizën.
Unë mendoj që ne nuk kemi më cfarë të presim si shoqëri, mendoj se e duruam gjatë Kryeministrin që propogandon lëmoshën si shpëtim jete edhe sa duhet të presim për të marrë ato pak lek, kush do ti dalë për zot daljes nga kriza, rimëkëmbjes së ekonomisë? Koha është të reagojmë! Në mëmoriet e familjeve tona gjenden akoma kujtimet e kohës së komunizmit, thërritini asaj kujtese, shikoni gjashmëritë më ato që po ndodhin tani në vendin tonë. Padyshim sëndeti është i pari, e kujdesi duhet të jetë maksimal, por nëse lirë tona dhe ekonomia vdesin, cfarë do të mbetet për ne pas pnademisë?
Shikoni vendet e zhvilluara të botës, kudo ka protesta, edhe aty ku shteti është treguar shumëfish më i përgjegjshëm se ne e shumë më dorëlëshuar në ndihma, ne cfarë po presim?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here