Rhyl FC, skuadër e kategorisë së dytë uellsiane dhe me 140 vite histori mbi shpatulla është zyrtarisht në likuidim. Vendim i dhimbshëm është marrë nga Këshilli i Administrimit, që konsederoi se pezullimi i aktivitetit për shkak të pandemisë së koronavirusit, do ndikojë në financat e klubit.
Gjatë javëve të fundit nuk u paraqit asnjë ofertë për të blerë kuotat e maxhorancës. Ajo që peshonte më shumë në arkat e klubit ishte qeraja vjetore e stadiumit, që shkonte në 30 mijë euro. Për të garantuar një stabilitet duheshin të paktën 200 mijë euro, që askush nuk i ofroi.