Testimi në njerëz i një vaksine të mundshme kundër koronavirusit, në Britaninë e Madhe do të fillojë të enjten e ardhshme njoftuan mediat vendase.
Këto të fundit citojnë deklaratën e bërë nga sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock.Vaksina e cila llogaritet si potenciale në luftimin e Covid-19, u zhvillua në Universitetin e Oksfordit.
“Në periudha normale, arritja në këtë fazë do të zgjaste me vite dhe unë jam shumë krenar për punën e bërë deri më tani,” tha ai në një konferencë per shtyp.
Hancock shtoi se do të vërë në dispozicion të shkencëtarëve në Oxford 20 milion £ (24.5 milion dollarë), si dhe një shtesë prej 22.5 milion £ në fonde për studiuesit në Imperial College London.