Mësimi online gjatë karantinës ,Pedagogia: Jemi ende në analfabetizëm digjital

0
114

Pedagogia e Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, e cila më parë ka mbajtur rolin e drejtueses së Drejtorisë Arsimore në Tiranë, ka evidentuar një sërë problematikash per sa i perket mesimit online qe shkollast dhe universitetet po zhvillojne per sa kohe studentet jane te izoluar.

Ajo thekson se kjo situatë vuri në provë sistemin digjital të mësimdhënies që flitet aq shumë në letër.

“Ne jemi në kushtet e një analfabetizmi digjital. Jemi shumë larg me atë që duhet të kishim. Kjo situatë ishte një provë për sistemin digjital. Orientimi i investime tashmë e tutje nuk duhet të mendohet më për ndërtesa fizike, por duhet një investim digjital”.

Ish-drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Tiranë e sheh të vështirë rihapjen e shkollave në këtë situatë ku ndodhet vendi, pasi sipas saj infrastruktura mësimore nuk mundëson kushte që nxënësit të jenë të distancuar në klasa. “Hapja e shkollave do të jetë vendimi i fundit që qeveria do të marrë për lehtësimin e masave për lëvizjen e lirë. Për këtë lloj infrastrukture, hapësirave dhe dendësisë është e vështirë që të kemi distancim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here