BE, Soreca: Me rëndësi që Qeveria dëgjoi Presidentin dhe shoqërinë civile mbi ndryshimet në Kodin Penal

0
114

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka vlerësuar kontributin e Presidentit Meta në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal.

Ambasadori i BE në Tiranë, Soreca tha sot se:

Mendoj se ishte e rëndësishme që qeveria dëgjoi shoqërinë civile, dëgjoi aktorë tjerë ndërkombëtarë, dëgjoi veçanërisht Presidentin Meta, lidhur me mbushjen e boshllëqeve në Kodin Penal. Është e rëndësishme që ndërsa masat lehtësohen, për ata që nuk i respektojnë rregullat, rregulla më të rrepta, por proporcionaliteti i sanksionit në versionin e fundit që u miratua dhe u dekretua menjëherë nga Presidenti, të përmbushë testin e proporcionalitetit sipas mendimit tonë.

Dhe mendoj se kjo ka lidhje me pjesën e dytë të pyetjes suaj, koordinimi mes institucioneve ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndihmuar me menaxhimin e duhur të krizës.

Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më të mirë dhe mendoj se roli i luajtur nga Presidenti Meta ka qenë vendimtar për balancimin e ndërhyrjes së gjithë institucioneve të tjera.

Marre nga: Report TV

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here