Deputeti kritikon ashpër qeverinë: Zgjatja e fatkeqësisë natyrore rrezikon krizën e bukës së gojës

0
143

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar na Abc News, ka hedhur akuzua te forta ndaj qeverisë se po fshihet pas qeseve me ndihma, ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për para sepse secili prej tyre ka nevoja të ndryshme, që mund të mos përputhet me ndihmën që jep qeveria.

“Në vende që nuk ka rrezik, bujqësia ça rreziku ka. Nëse ata nuk punojnë,  rrezikojmë krizën e gojës. Nuk ka qenie njerëzore të mos shpërthejë në agresivitet nëse fëmijëve i zënë gojë krimba. Pse tallen me qese. Jepi mo zotëri si ia jep ku i blen votat. Çoja lekë se ai i di vetë ku t’i blejë. Halli është për të gjithë.  Jepja more lekë”, deklaroi Murrizi.

Ai tha se zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në datën 23 qershor është e panevojshme dhe do të sjellë dëme të rënda ekonomike, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

“Nuk ka afat për gjendjen e fatkeqësisë, por për gjendjen e jashtëzakonshme. Pse jo 1 qershor, pse 23. Pse duhet të nxitojmë ne ta shtyjmë për një afat aq të gjatë, kur mund të shohim se si shkojnë gjërat. Cca halli ka ky, se mos harxhojnë naftë deputetët për të ardhur në Kuvend? Policët kanë kryer detyrën e tyre. Kanë vënë 6000 gjoba për 41 ditë.

Thotë Taulanti që jemi përfaqësues të drejtëpërdrejtë të popullit. Ti ke tre vjet që i fshihesh popullit. Nuk mundesh të mbash me masa të një njeriu autokrat. Pse del edhe e fal gjobën. Ai del në këmbë te liqeni i thotë do të marr makinën. Ai s’ka makinë fare.

Nuk është puna për shkencë, se shkencën e bëjnë ai që del me vazo lule dhe ai hidrauliku që çuan në Itali. Kam tokë vetë në Lushnje. Gruri korret në qershor. Nëse ti e mban mbyllur deri në 23 e shoh shumë të vështirë situatën pas kësaj date”, tha Murrizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here