Presidenti Meta i ka uruar shërim të shpejtë, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditën e sotme iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në vëshka.
‘I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time.
Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar.’