A do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Ja çfarë thotë mjeku Gjata…

0
122

Mjeku dhe njëherësh Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata deklaroi se do të jetë i rrezikshëm momenti kur të lirohen në të gjithë vendin masat shtrënguese.

“Momenti kur të hapet vendi është shumë i rrezikshëm, qytetarët duhet të kenë parasysh masat e distancimit social. Ne e kemi më të vështirë të përshtatemi me këtë mënyrë të re jetese, por duhet ta bëjmë derisa të zhduket kjo epidemi”, theksoi Gjata në një lidhje direkte me “Ditari” në A2.

Kur u pyet për një valë të dytë të koronavirusit, Gjata theksoi: “Shumica e vendeve që flasin për valë të dytë, e kanë fjalën për periudhën e dimrit, kur ka dhe viroza të tjera. Të shpresojmë që deri atëherë të kemi vaksinën. Testet kanë nisur dje në Britani. Do një periudhë 2-mujore për provat klinike dhe pastaj verifikohet nëse është ajo e duhura për të nisur përdorimin e gjerë në popullatë”.

LEXO EDHE  Kinezët japin alarmin: Pas koronavirusit mjekët po bëhen vrasësit më të mëdhenj

Në lidhje me burgjet dhe fasoneritë, vatrat e reja të Covid-19, Gjata tha se aty “ku ka grumbullime masive, risku është më i madh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here