Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka publikuar videot e qytetarëve nga Topoja, të cilët kanë dalë të protestojnë ditën e sotme, kundër pushtetit lokal. Me emra, Baçi ka nxjerrë qytetarët me emra, të cilët kanë protestuar dhe akuzojnë pushtetin lokal për korrupsion.
“Në Topojë!
Thoma Gjeçi
Niko Gjeçi
Xhuljo Berberi
Ylli Rina
Gesti Gjeçi
Elmaz Rrapushi
Denoncojne veprimet dhe qendrimet korruptive, te bashkise Fier dhe te qeverise dhe bashke me dhjetra banore te tjere, jane ne proteste.
Fjalet e thjeshta dhe te ndjera te ketyre banoreve, vertetojne te gjitha denoncimet qe ne kemi bere, per bashkine Fier dhe qeverine Rama, per vjedhjen, korrupsionin dhe padrejtesite, qe rendojne çdo dite dhe me shume te çdo qytetare i Fierit dhe gjithe vendit tone.
Rama ik.
P.S. Se mos thoni qe i organizuam ne, se e keni zakon ju te rilindjes, del Rama na akuzon dhe pas tij Subashi i mban iso duke mos i hequr asnje presje Rames”, shkruan Baçi.