Në një intervistë për Edicionin e Pasdites në Syri TV, mjeku infeksionist në Spitalin e Krujës Roland Limanaj ka komentuar situatën me COVID-19 në këtë rreth.
Sipas tij, të prekurit nga virusi janë nga të gjitha grupmoshat, por fatmirësisht, sipas, tij, pjesa dërrmuese janë me simptoma të buta dhe pa rrezik për jetën.
Si është gjendja e pacientëve?
“Ne nuk jemi spital COVID. Zbulojmë rastet dhe i delegojmë në spitalet COVID. Një person që ka temperature çohet edhe në QSUT, por shumica e rasteve kanë ardhur me simptoma të buta që mund të kalohet edhe në kushte shtëpie. Janë të gjitha fashat e moshave. 60, 50, 45, edhe të rinj. Por që janë me shenja të buta të sëmundjes”
Ka shtim vizitash?
“Nuk ka një shtim. Sot nga tamponimet që janë bërë dje kishte 0 raste me COVID. Shpresoj që ditët në vazhdim rastet positive të shërohen dhe të mos kemi shpërthime të reja”.
Sa të rrezikuar jeni?
“Ne kemi qenë gjithmonë të rrezikuar. Jemi përballur edhe me fruthin. Ky është profesioni ynë”.
Deri tani, zyrtarisht, Kruja numëron 65 të prekur nga Koronavirusi.