Me thënë të drejtën si qytetare, nuk shoh dicka që ka bërë qeveria dhe une si qytetare kam përfituar. Do të vlerësoja nëse do të kishin ulur taksat, taksat përkundrazi nuk janë ulur. Do vlerësoja nëse do të kishin ulur cmimin e energjisë elektrike. Përkundrazi nuk është ulur cmimi energjisë elektrike por është shtuar. Po të merreni të shikoni faturat e energjisë elektrike dhe t’i krahasoni me matësat do të shikoni që ka një abuzim. Pra, për mua kjo është shumë e rëndësishme, mungesa e transparencës e para, e dyta, zgjatja deri ne 23 qershor të gjendjes se fatkeqësisë natyrore është po prap një gjë absurde sepse ne duhet të fillojmë t’i krijojmë mundësi të paktën ekonomisë që të fillojë të lëvizë dhe duhet të krijojmë disa mundësi edhe për turizmin. Mos të harrojmë që turizmi do të jetë fusha që do të vuajë më shumë. Mos të flasim më për bujqësinë, që edhe bujqësia është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Pastaj mos të flasm për biznesin e vogël dhe për biznesin e madh.