Ne nje status ne Facebook gazetari Ylli Dylgjeri ironizon Veliajn. Dylgjeri shkruan se kudo në rrugët e Tiranës sheh jashtëqitje qensh me shumicë në çdo trotuar!
Postimi i plote:
Tirana rrezikohet më shumë nga kakavirusi sesa nga koronavirusi! Lali Eri e ka çuar izolimin karantinues në një stad më ë zhvilluar. Ai ta pështir liridaljen dhe të bën të pendohesh që dole për punët urgjente pasi kudo në rrugët e Tiranës sheh jashtëqitje qensh me shumicë në çdo trotuar! Qentë po këndojnë bashkë me të zotët rrugëve të ishbllokut:
Lum si ne që rrojme në ktë vend
Se po dhjesim vend e pa vend!
Taksat e Bashkise Tiranë shumëfishohen edhe në vit krize ekonomike, por shërbimi i Bashkisë Tiranë rrudhet e rrudhet. Ka ardhur koha të ndërhyhet edhe për kakavirusin e qenve në Kodin Penal.