Perikli (Petrika) Treska është vrarë me thikë rreth orës 20:30 të mbrëmjes se djeshme në Korçë.
67-vjeçari është gjetur fillimisht i plagosur nga bashkëshortja e tij pranë banesës së tij, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Policia bën me dije se për vrasjen e 67-vjeçarit është arrestuar fqinji i tij, i dyshuar si autor i ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se autori i dyshuar është Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.
Korçë/informacion
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën një 67-vjeçar.
Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” fqinji i tij, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.