A po e shfrytëzon Kryeministri Rama gjendjen e jashtëzakonshme për pushtet personal? Ja si përgjigjet Presidenti Meta…

0
116

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli edhe nëse po e shfrytëzon kryeministri Rama për pushtet personal gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur pas shpërthimit të pandemisë së COVID 19.

Pyetje: A po e shfrytëzon Kryeministri Rama gjendjen e jashtëzakonshme dhe periudhën e pandemisë zoti Meta për të fuqizuar pushtetin e tij personal, duke shtuar tendencën autoritare sikurse dhe ju keni denoncuar më parë?

Presidenti Meta: Për këtë temë kemi folur edhe para pandemisë edhe pa patur këtë situatë ne kemi patur për fat të keq një situatë jo demokratike në vend ku qeveria prej kohësh i ka kapërcyer kufijtë e saj kushtetues dhe ka hyrë në territore të pushteteve të tjera për arsye, të cilat nuk ka nevojë t’i shpjegojmë tani, se janë shpjeguar shumë qartë në të kaluarën apo janë shpjeguar dhe shumë qartë në 2 mars për herë të fundit.

Aktualisht unë theksoj që është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë që parësor mbetet shëndeti i shqiptarëve, parësor mbetet ekonomia shqiptare dhe ajo e çdo shqiptari dhe në këtë drejtim gjithmonë i takon qeverisë të jetë më e hapur, të jetë më bashkëpunuese, të jetë më konstruktive, të jetë më transparente në mënyrë që të rritet frymëmarrja e konsensusit dhe e bashkëpunimit dhe e reagimit pozitiv nga të gjithë.

Pavarësisht se do t’i duhet të marrë vendime nën presion të kohës, përsëri duhet që aktet e saj të jenë sa më mirë të konsultuara me grupet e interesit dhe të reflektojë ato shqetësime, që grupet e interesit, që shtresa të caktuara po përjetojnë në mënyrë që edhe të gëzojë mbështetjen e duhur për të përballuar këtë krizë me konsensus sa më të gjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here