Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një takim në distancë me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.
Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës përfshihen kryesia, ish-deputetët dhe kolegji i kryetarëve, por organizimi i komunikimit të zotit Basha me ta është ndarë sipas qarqeve që përfaqësojnë.
Mësohet se mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike nga kreu i opozitës ka në fokus diskutimin e gjendjes së rënduar në të gjithë territorin, e shkaktuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i qeverisë, sipas opozitës.