Në një intervistë për Ora News, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se:
“E para njëherë unë nuk shoh që të ketë ndonjë ndryshim midis prokurorisë dhe qeverisë. Nëse do të kishim një prokurori aktive në të gjithë këtë situatë po themi problematike, do të kishim një hetim. Unë nuk mendoj që prokuroria qëndron në karantinë, mendoj se prokuroria ashtu si gjithë institucionet e tjera që kanë të bëjne me mbarëvajtjen edhe me garancinë e shtetit dhe të jetës së qytetarëve, duhej të ishte në funksion. Mendoj se prokuroria duhej të fillonte që me çështjen e shumë problematikave që kanë të bëjnë për shpalljen e shumë vendimeve apo shpalljen e shumë masave po themi në thonjëza të marra, pa u shpallur gjendja e pandemisë. Ju besoj e mbani mend që të gjithë që në datën 9 mars të gjithë shqiptarët kanë hyrë në karantinë. Vendimet për shpalljen e karantinës janë firmosur diku rreth 24 marsit. Ju e dini shumë mirë që gjoba pafundësisht iu janë vendosur qytetarëve apo terroret e jashtëzakonshme që janë bërë ndaj qytetarëve apo ndaj bizneseve e shumë e shumë te tjera. Por ndërkohë nuk ka asnjë lloj reagimi për këto vendime ose për këtë mungesë përgjegjshmërie. Pak më përpara ose mjafton të lexosh në internet do të shikosh se si grupe dhe punëtorë në Korçë, në Përmet apo në shumë vende të tjera që janë në fasoneri, nuk kanë marrë pagën e luftës po e quajmë sepse i ka vendosur njerëzit përballë një situate të tillë që dikush e merr dhe dikush nuk e merr. Që do të thotë në mungesën e transparencës por asnjëri nuk flet për biznese të tëra që janë mbyllur në këtë periudhë kohe të mungesës së këtij vendimi apo të datës së mosshpalljes së pandemisë. Pra, dua të them që këto tenderat sekretë për letrat higjenike dhe për shumë gjëra të tjera nuk janë një risi për shqiptarët sepse shqiptarët e njohin këtë gjë por tregon se sa mosfunksionale është e gjithë struktura shtetërore…sa mosfunksionale ose sa jo e vërtetë dhe mungesë transparence ka në të gjithë këtë që ndodh. Nuk ka për t’i thënë njeri ‘mos bli letër higjenike për të sëmurët dhe për mjekët që janë në spitale.’.
Por problemi është që letrën higjienike për të sëmurët me Covid, të sëmurët e tjerë, apo edhe për mjekët që punojnë në spitale, mos ta blejë sikur po blen letër muri, që është 200 fish më shtrenjtë sesa letra higjienike. Ajo e cila të bën të dyshosh dhe të bën të jesh jo vetëm skeptike, por edhe mëshiruese mund ta quajmë, apo shumë të neveritshme, është që mungesa e përgjegjësisë së shtetit, është aq e madhe, sa pak nga pak do të fillojë dhe ju të gjithëve do ju duket shumë normale.”