Manjani: Për kurthin psiqik “kush do vijë pas Ramës”…

0
141

Nga Ylli Manjani

Të infektuarit nga virusi monist “Rama”, ngrenë rëndom pyetjen idiote kurth “po iku Rama kush do na vijë”?! Disa syresh thonë se medemek Shqipëria nuk mund të mendohet pa Edi Ramën.

Pfffff..! Çfarë të bën virusi! Për të qeshur e qarë.

Para 35 vitesh kur vdiq Enver Hoxha zi, vaj, lot e qyrre kolektive mbuluan rrugët e Tiranës e gjithë Shqipërisë. Makthi që ishte ngulur thellë në mendjet e njerëzve se “Shqipëria pa Enverin do pushtohet e shkatërrohet” e shkaktoi atë qarje e qyrravitje kolektive.

Mirëpo ditët e vitet kaluan. Pas Enverit erdhi tjetri. Bashkë me tjetrin iku dhe regjimi. Pastaj erdhi tjetri. Në vijim një tjetër. Disa të tjerë ikën e erdhën prap.

Dhe Shqipëria vazhdoi për bukuri. Shqiptarët e harruan Enverin, madje edhe e dënuan. Ca ende e duan, por nejse jeta vazhdon…

Tani çfarë kuptimi ka që sot pas 35 vitesh të vrasim mendjen se “kush do vijë pas Edi Ramës”?!

Një tjetër do vijë. Pas këtij tjetrit, prap një tjetër. Me këtë llogjikë erdhi në qeverisje edhe vetë Edi Rama. Në histori është thjesht tjetri. E pas tij do jetë një tjetër…

Jeta do vazhdojë edhe pa udhëheqjen e Edi Ramës. Ky i fundit pastë jetën e vet private, por politika ka afat.

Vetëm në monizëm udhëheqësit qelben në drejtim!

Ata të infektuar që medemek kanë hallin e Shqipërisë që nuk jeton dot pa Edi Ramën në krye, duhet të “qetësohen”. Shqipëria ja doli pa Enverin, që kush ishte Ai… Ja ka dalë edhe kur të tjerët pas tij ikën. Do tja dalë njësoj edhe pas Ramës.

Shqipëria e ka ilaçin dhe shërohet nga çdo virus. Por të infektuarit që nuk duan të shërohen, do t’u duhet të vuajnë pak deri sa të kuptojnë se radhën e ka TJETRI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here