Sot 34 raste me COVID-19/ Mjeku Pipero: Të prekurit do të shtohen….

0
134

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ”News24” ka thënë se 34 rastet e sotme në Shqipëri me COVID-19 janë kontakte të ngushta të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.

”Janë raste të shtruara në spital dhe dua tju konfirmoj se në 24 orët e fundit janë vetëm 3 raste në COVID-1.
Pra për mua ka rëndësi rastet në spital. Kujdesi për ta mbetet maksimal. Për rastet e konstatuara nuk e di janë nga rrrethet mikrovata, vatra të vogla.
Pra janë asimptomatikë, raste të vogla. Për shkak të shtimit të numrit të testimeve pasi po kontrollohen agresivisht
Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë.
Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur.”- tha Pipero.

”Sa i përket kurbën Pipero nuk shqetësohet pasi thotë se ajo nuk vlerësohet nga rastet pozitivë asimptomatikë pasi sa më shumë teste të bëhen aq më shumë asimptomatikë me COVID-19 do të dalin. Kurba sipas Piperos varret nga të shtruarit në spital.

Nuk duhet ta vlerësojmë kurbën me raste pozitivë asimptomatikë. Mund të jenë 10- 15 herë më shumë. Fakti që ne bëjmë shumë më shumë teste, më parë pbënim 100- 150 teste dhe gjysmat shkonin në spital. Tani bëjmë 200- 250 teste dhe nga të vetëm 3 ose 2 shtrohen në spital.
Rastet pozitive do të shtohen, pra që kanë rënë kontakt dhe po fitojnë imunitet por nuk kanë sëmundje.”- shtoi Pipero.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here