“Hodhën fishekzjarre se do bëhemi kavje”/ Tritan Shehu kërkon përgjigje nga qeveria për 3 pyetje

0
128

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu nëpërmjet një reagimi në Facebook ka komentuar “anëtarësimin” e Shqipërisë në listën e 100 vendeve të OBSH-së për “Solidarity trial”.

Postimi i plotë

Qeveria perpara se te mburet per “Solidarity trial” te OBSh, ta ndjeke ate per testimet, maskat etj!
Me habiten “fishekzjarret” e Ministrise se Shendetesise per futjen e Shqiperise ne listen me 100 vende te OBSh per “solidarity trial”.
Kjo eshte nje inisiative e promovuar nga OBSh ndaj te gjithe vendeve qe te behen pjese e eksperimentimit te kater protokolleve mjekuese per Covid 19, OBSh po perpiqet te binde sa me shume.
Mund te konstatosh se nga vendet e zhvilluara kryesisht bejne pjese ato qe kane propozuar terapite e tyre, apo kane filluar tashme te tilla studime si Franca, Norvegjia, Kanadaja, Zvicera, Italia, pra me zgjedhje e interesa te percaktuara.
Italia psh do te testoje vetem per dy, Azitromicinen dhe Idrossiclorochinen; kjo me miratimin e AIFA-s aty.
Per Shqiperine nuk perben ndonje sukses futja ne kete liste, por tashti kerkon disa pergjigje:
1-Per cilat nga kater metodat e mjekimit do te eksperimentohet ne vendin tone dhe mbi cfare bazash a interesi te vecante?
2-Kush institucion shqiptar teknik e ka autorizuar kete eksperimentim e mbi cfare argumentash e procedure? Pa dyshim institucioni autorizues do te mbaje dhe pergjegjesite, gje qe OBSh ja kalon cdo vendi..
3- Pse po degjohet OBSh per kete ceshtje e jo per strategjine e madhe test, test, test e maske, maske, maske, fusha parandalimi ku ajo eshte e kualifikuar?!
Nje vendim i yni i tille mund te merrej vetem nga institucionet pergjegjese mbas diskutimeve te gjera jo vetem ne nivelin e specialisteve te fushes se ngushte, duke u shpallur, argumentuar e shpjeguar me hollesi me tej.
Por perseri cdo gje po behet ne fshehtesi, gje qe e komprometon kete inisiative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here