Ka vdèkur apo është me pushime? Dalin detaje, sipas mediave ndërkombëtare, lideri koreano-verior…

0
119

Një tren, që ndoshta i përket diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, sipas pamjeve satelitore, ka qenë i parkuar në Stacionin Hekurudhor të Udhëheqjes pranë rezidencës së tij në Wonsan.

Prania e trenit nuk vërteton vendndodhjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut ose nuk tregon asgjë për shëndetin e tij, por tregon se lideri korean po pushon në bregdetin në lindje të vendit komunist.

Treni afërsisht 250 metra i gjatë, edhe pse pjesërisht i mbuluar nga çatia e stacionit, është parë një stacion hekurudhor të rezervuar për t’u përdorur nga familja Kim në datat 15, 21 dhe 23 Prill. Imazhet tregojnë se treni mbërriti diku para 21 Prillit dhe ishte akoma i pranishëm në 23 Prill, kur u duk se ishte ripozicionuar për nisje.

Kompleksi Ëonsan përfshin nëntë bujtina të mëdha dhe një qendër rekreacioni. Në qendër të bazave është një ndërtesë e madhe që u ndërtua menjëherë pasi Kim Jong Un erdhi në pushtet në vitin 2014. Ai gjithashtu përfshin një port të mbrojtur, poligon qitjeje, një port të mbuluar për jahtin e tij gjigand etj.

Ngjitur me stacionin hekurudhor është një pistë e vogël që u përdor fillimisht për aeroplanët e lehta, por u shndërrua në gjysmën e dytë të 2019 në një pistë hipizmi, një ndër hobet kryesore të Kimit.

Dalja e fundit në publik e Kim Jong Un ishte një inspektim i një grupi të forcave ajrore në një fushë ajrore pa emër në perëndim të Koresë së Veriut.

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare, lideri koreano-verior ka ndërruar jetë ose është shumë pranë saj teksa një operacion në zemër që ka kryer nuk doli me sukses. Por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here