Bota është në luftë me pandeminë e COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi.
Ky virus mendohet të ketë ardhur nga tregjet e kafshëve të egra në Kinë, të cilat shesin lakuriqë nate, mangolinë, gjarpërinj dhe shumë lloje të tjera.
Por Kina duket se nuk është i vetmi vend që konsumon dhe tregton kafshë të egra. Edhe nëse të gjitha tregjet illegale në Kinë mbyllen, ekziston ende rreziku i një pandemie nga një koronavirus tjetër, i dalë prej tregjeve në vende të tjera.
Indonezia është gjithashtu tregtuese e lakuriqëve të natës. Tregjet e kafshëve të egra në Indonezi janë gjithashtu të paligjshëm, por pavarësisht se ekzistojnë në të zezë, e gjithë popullsia është në dijeni të tyre.
Foto të bëra në tregjet e Tomohon kanë shokuar botën, për shumëllojshëmrinë e kafshëve të jashtëligjshme, të egra që shiten dhe kushtet e dobëta të higjienës.