COVID-19/ Zvicra dhe Norvegjia lehtësojë kufizimet, hapin edhe… parukeritë!

0
130

Edhe në Zvicër parukierët kanë rinisur aktivitetet.
Vendi filloi të  lehtësojë kufizimet pas gjashtë javësh mbyllje, me një plan prej tri fazash, të shpallur nga Këshilli Federal.

Nga sot, dyqanet, çerdhet dhe luleshitësit do të jenë në gjendje të rihapen, ndërsa zyrat e mjekëve dhe fizioterapistëve do të jenë edhe ato në gjendje të fillojnë përsëri biznesin.

Të gjithë duhet të respektojnë rregullat e saktë të higjienës dhe respektimin e distancimit shoqëror.

Në Norvegji fëmijët e shkollës fillore janë kthyer sot në banga, një javë pas rihapjes së kopshteve. Tani për tani, është vendosur një kufi prej 15 nxënësish për klasë.

Aktivitetet e parukierëve dhe dermatologëve kanë rinisur gjithashtu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here