Humb jetën fotografi i njohur nga Elbasani, u rrëzua nga pema…

0
147

Një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht.

Mësohet se Adi Zhuka 53 vjeç, raportohet ka rënë aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte hipur për të prerë degët e thata.

Fotografi ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë rrëzimi ka qenë fatal për të, pasi ka rënë nga një lartësi rreth pesë metra.

 

Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë.

Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aksidentuar rreth orës 17.05 të hënën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here