Kjo hapje e menjëherëshme budallallëk, që mund të paguhet shtrenjtë!

0
323

   Nga Dr.Pajtim Lutaj                                                                                                                         

Pamjet e rrugëve dhe tregjeve të Tiranës, me turma qe lëviznin pa zbatuar as edhe rregullat më minimale të mbrojtjes nga Virusi SARS-CoV-2, konsiderohen shumë shqetësuese. Po kaq i pa kuptueshëm duket edhe mos reagimi i kolegeve te mi, anëtarë të Task Forces shtetërore, drejtuesve politikë, qe bëjnë  be e rrufe nëpër ekrane e selfie, facebookistëve dhe portalistëve, që ngjirin zërin duke berë gjithollogun, mbyllin sytë përpara turmave, që mbjellin virusin dhe ngrejnë shpatën para një pensionisti, që ka dalë pa leje.

Ku është policia, që me zell të madh la në të ftohtë, jashtë kufirit qytetarët e vet dhe nuk gjen forca, të kufizojë shëtitjen e ndaluar? Hapja e organizuar në ketë mënyrë, mohon izolimin 45 ditor, shumë rezultativ, për ndërprerjen e hallkave të transmentimit të virusit  dhe përhapjen e epidemisë.

Shqiperia, popullata e Tiranës, sot u kthye në pikën ZERO.Mundi dhe sakrifica që bëri personeli shëndetësor u përdhos, kurajua që popullata tregoj 45 ditë e izoluar ,duke braktisur punën, biznesin, të afërmit.. sot u hodh në det, nga papergjegjshmëria e vendimmarrësve, të cilët prej 45 ditësh edhe pse përdorën filozofinë e diktatit, në vend të asaj pedagogjike, ja arritën të ruajnë rregullat e karantinës.

Ndërsa ky weekend, celebroj paaftesinë e tyre, ky weekend e degradon Shqipërinë nga vendi, « fanar ndriçues » në luftën kundër CoViD-19, në një vend me një masë të madhe njerëzish të pa përgjegjshem, (me mungesë te theksuar te pergjegjesise civile) vend me drejtues politikë të paafte. Ku shkoj gjithë ai angazhim, gjithë ato premtime, gjithë ato ligje, … kush është përgjegjësi i ketij lëshimi vrasës. Shpresoj ,që kolegët e mi të mos jene autorë te ketij leshimi.
Fatkeqësisht, frutet e hidhura të kësaj hapje të pamenduar do t’i marim pas 2 javësh. Asnjë shkencetar infeksionist ,apo epidemiologjist, nuk e përjashton rifillimin e epidemisë, pas një situate të njashme.

Budallallëk që mund të paguhet shtrenjtë. Ndoshta na ndihmon fati, një fije shprese , o Zot, mos vallë virusi po dobësohet nga ndikimi i klimës  së ngrohtë dhe ka ulur virulencën. Dy javë pritje… Urgjentisht të ndalohet kjo batërdi Stop, Stop, Stop.

« Mbyllja e detyruar … Hapja e mirë menduar »

Prej dy javësh, që kur kurba e epidemisë filloji të përkulet, të gjitha vendet filluan të mendojnë dhe punojnë për modalitet e hapjes. Nëse çdo qeveri objektin kryesor ka ruajtjen e kurbës së epidemisë ,në nivele sa më të ulta po tashmë në kushte të tjera, të hapjes , të lëvizjes së lirë, të rifillimit te ekonomisë … qeveria e vendit tim nuk më la kete përshtypje?!

Pas një vetëkenaqje te pa nevojëshme, për efikasitetin e izolimit dha orjentime për hapje kaotike, e cila mund te përfundojë me kosto të madhe. Orientimet e OBSH dhe këshillat e specialistëve më të mirë të botës janë të qarta: Nuk mund të mendohet per hapje pa siguruar, maska per  të gjithe popullaten dhe testime diagnostikuese .

Por derisa nuk ka nje mjekim te validuar dhe as vaksine ,ne duhet te mesohemi te jetojme me virusin. Vendet tona fqinje ,Italia, Franca, Gjermania, praktikojne modele hapje me synimin qe masat mbrojtese ne « kohe hapje » ta mbrojnë popullaten pothuajse si « në kohe izolimi ».

Qëllimi eshte nje dhe vetem nje; te kontrollojme shpejtesinë e perhapjes se virusit (R0). Vetem kjo ruan atë pak sistem spitalor që kemi, që ne e dimë si e kemi…

Data e hapjes duhet të jetë data kur të jene gati te gjitha rrethanat e domosdoshme.

Konkretisht, sigurimi i maskave per gjithe popullaten, testime, testime, testime ,diagnostikimi per cdo person, qe paraqet qofte edhe shenjat me minimale te CoViD-19, te personat me rrisk te larte, te personat e kontaktit, te personeli shendetesore.

Adoptimi i masave mbrojtese te distancimit fizik, ne cdo vend publik apo privat ( rregullimi i tavolinave ne restorante e bare, në shkolla, bllokimi i 1/2 vendeve ne autobuza, trena), adoptimi i tregjeve, magazinave, matje temperature, solucion hidroalkolik, doreza per cdo klient…
Epidemia nuk ka kaluar. Ky virus me patollogjine qe shkakton ka shume te panjohura dhe shume te papritura.

Çdo veprim i pamenduar mund te behet fatal Ne dime vetem se duhet te ruajme R0, ne shifra te pranueshme, per kapacitetin tone spitalor dhe te diagnostikojme ,sa me shume paciente duke i trajtuar dhe izoluar rastet CoViD-+ .

Dhe në fund do të shtoja se bota po punon fort, po investon shumë per Vaksinen dhe gjetjen e një mjekimi alternativ, nga dy studime Discovery dhe Solidarity trial 1. Respekto shkencen dhe ushtro përgjegjësi civile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here