Sociologu Mërtiri: Njerëzit duhet të dalin, po shtojmë dhe koston e krizës ekonomike

0
142

Në një intervistë për Ora News, sociologu Ergys Mërtiri tha se ai është në favor që njerëzit të dalin, por të mbajnë rregullat e distancimit fizik, dhe sipas tij, kështu rrisin mundësinë e infektimit, por edhe të imunizimit, që sistemi shëndetësor të mos kalojë në kolaps.

Mërtiri: Shumica e epidemiologeve thonë që 70% e njerëzve do ta marrin këtë virus deh do të kemi kosto edhe në jetë njerëzit. Lufta bëhet që të mos kemi vdekje më shumë se kjo kosto, për të shmangur paaftësisë tonë për t’iu përgjigjur me spitale. Nëse nuk bëjmë përllogaritjen në lidhje me mundësinë për ta përballuar këtë virus, atëherë mendoj se po i shtojmë kosto krizës ekonomike pa shpëtuar asnjë jetë njerëzish.

Jam kundër premtimeve populiste si shëndetësia falas, pasi nuk ka shëndetësi falas se paguhet nga taksat tona. Problemi është se Rama nuk ka bërë shëndetësi falas, po sikurse thonë në folklor, me ta fal ta kanë hedhur. Në sot vuajmë për reanimator dhe nuk kemi mjete për t’iu përgjigjur situatës. Kemi mungesë në mjekë dhe ofrojmë vetëm një krevat te koka dhe nëse nuk të marrin para, është një arritje.

Unë jam që njerëzit të dalin, por të mbajnë rregullat e distancimit fizik. Kështu rrisin mundësinë e infektimit, por edhe të imunizimit, që sistemi shëndetësor të mos kalojë në kolaps. Kjo gjë duhet shoqëruar me masa të tjera si testimet dhe gjurmimi i personave që mund të jenë të infektuar, jo të izolojmë të gjithë personat që janë të shëndetshëm. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here