Koronavirusi/ Vasili akuzë të fortë qeverisë: Jeni çmendur, po fshihni numrin e viktimave…

0
149

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se qeveria po fsheh shifrat e vërteta të koronavirusit.

“Po të mbanim ritmin e Maqedonisë, do të kishim minimalisht 16 mijë teste. I vë në dyshim shifrat, sepse kush i verifikoi, kush i ekzaminoi? Ne dimë raste që kanë vdekur nga COVID, por që kanë thënë se nuk kanë vdekur nga virusi. Kjo nuk është korrekte. Të gjithë vdekjet e tjera jashtë spitalit nuk u janë bërë verifikime. Një moment botërisht i pashembullt. Të gjitha vdekjet duheshim verifikuar, por kjo nuk ka ndodhur. Pra, ne diskutojmë për shifra, që nuk i përgjigjen realitetit. Këtë e shuante testimi. Laboratorin që përdorin sot e kam inauguruar unë, për shkak të gripit të derrit. Edhe reanimacionin që kemi sot, e bëmë ne atëherë me mbështetje të BB, për gripin e derrit.

Nga 2012 e këtej nuk ka pasur më investime në shëndetësi. Ne sot kemi laboratorë në shtet dhe privat ekslenetë, që mund të bëjnë të gjitha analizat. Por, qeveria tregon burgun, kërcënime, etj. Është një qeveri e çmendur. Ne duhet ta dimë realitetin dhe ta përballojmë të gjithë bashkë. Të fshehësh shifrat dhe të thuash ‘jam më i mirin ë botë’ është një mynxyrë. Unë nuk dua kurrë që një qeveri të humbasë betejën me një pandemi, se kjo do të thotë qytetarë që vuajnë pasojat, nuk dihet si vjen e ardhmja. Por, ne ndërprerjen e lëvizjeve nga Italia e bëmë shumë ditë më pas. Të gjitha masat në vijim, fragmentimi i tyre, ndryshimi i orareve, ishte tjetër gabim”, tha Vasili./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here