Ylli i Juventusit rezulton pozitiv me Covid-19 për herë të 4 në 6 javët e fundit

Ylli i Juventusit, Paulo Dibala ka testuar pozitiv me COVID-19 për herë të katërt në gjashtë javë.

Lajmi është bërë publik nga programi spanjoll El Chiringuito.

Dibala konfirmoi përmes faqes së tij në Instagram në 21 mars, se ai dhe e dashura e tij Oriana Sabatini, rezultuan pozitivë në testin për Covid-19.

Sipas El Chiringuito, argjentinasi ka kaluar në të katër provat gjatë 6 javëve të fundit dhe testi i fundit ishte pozitive.

Kjo do të thotë se futbollisti nuk ka qenë në gjendje të largojë virusin dhe kjo gjë mund të kërkojë trajtim më intense.

Kjo gjendje e tij i zbeh shanse për tu rikthyer në fushë këtë sezon, pasi Juventus mund të rifillojë stërvitjen më 4 maj.dybala

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko