Greqi/ 15 raste të reja me koronavirus, 140 të vdekur në total

0
124

Greqia është një tjetër shtet, që ka një numër të konsiderueshëm të vdekurish e të infekturish nga koronavirusi.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se në shtetin grek, në 24 orët e fundit, janë shënuar 15 raste të reja. Në total, në vendin fqinj, janë regjistruar 2591 raste me Covid-19.

Kurse, numri i viktimave në total nga virusi ka shkuar në 140. Këto të dhëna janë bërë publike nga ana e përfaqësuesit të Ministrisë të Shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodras.

Ai tha se tani për tani në Greqi, 38 njerëz janë duke u trajtuar nga intubacioni në NJQV, ndërsa ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga virusi është 140 individë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here