Kryeministri rus rezulton pozitiv me koronavirus, ja çfarë bisedoi me Presidentin Putin

0
153

Kryeministri i Rusisë Mikhail eshte zyrtari më i lartë rus që diagnostikohet me Covid-19.

Mishustin ka informuar në mënyrë të menjëhershme presidentin e vendit Vladimir Putin me anë të një video-konference. “Testet që sapo kam bërë kanë dalë pozitive. Për rrjedhojë, unë duhet që të vetë-izolohem dhe të zbatoj të gjitha urdhërat që më japin mjekët”, ka thënë kreu i qeverisë ruse.

Udhëheqësi rus pranoi sugjerimin e tij që Zëvendës Kryeministri i parë Andrey Belousov të emërohet ushtrues i detyrës së kryeministrit gjatë mungesës së Mishustin. Putin tha se ai do të kërkojë akoma miratimin e Mishustin për vendime mbi politikën ekonomike ndërsa ai është në izolim. “Unë planifikoj të qëndroj në kontakt aktiv përmes telefonit dhe videolinkut,” tha Mishustin.

Mishustin ka thënë se do të shkojë në spital gjatë së enjtes. Ai dhe zyrtarë të tjerë rusë, përfshirë Putinin, kanë zhvilluar takime publike përmes lidhjes me video gjatë javëve të fundit. “Unë ju uroj shërim të shpejtë. Ju lutem, më informoni kur të shkoni në spital”, tha Putin.

Vladimir Putin ka emëruar Mishustinin kryeministër në muajin janar, duke kërkuar nga ai një shpejtim të ekonomisë ruse. Por axhenda e ish shefit të taksave u frenua shpejt nga përhapja e virusit dhe rënia e çmimeve të naftës, eksporti kryesor i Rusisë. Duke qenë se edhe në Rusi ka pasur raste me koronavirus, Putin ka dhënë urdhër që njerëzit të qëndrojnë të mbyllur deri më 11 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here