Los Angeles po ofron teste për koronavirusin falas për të gjithë banorët, pavarësisht nëse ata shfaqin apo jo ndonjë simptomë.
Kryebashkiaku, Eric Garcetti, bëri njoftimin vetëm disa orë pasi Los Angeles njoftoi rritjen e saj më të madhe ditore në rastet e reja me Covid-19.
Deri më tani, vetëm punojësit thelbësorë dhe ata që shfaqin simptoma mund të merrnin teste.
Ndërkohë, Kalifornia urdhëroi që të gjitha plazhet në Orange County të mbyllen.
Gjatë fundjavës, fotot e plazheve të mbushura me njerëz, bëri që guvernatori i shtetit Gavin Neësom të paralajmërojë se sjellja e tyre kërcënoi të zhbëjë javë të tëra pune për të kufizuar përhapjen e Covid-19.