Ish-drejtori i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla ka thënë se pandemia COVID-19 mund të zgjasë deri në vjeshtë.
“Sipas disa parashikimeve të ekspertëve botërorë parashihet se do të ketë edhe valë të tjera, por ne duhet të përqendrohemi në luftën e COVID në këtë kohë. Po mund të pritet valë edhe gjatë vjeshtës, por mund të ketë qarkullim të virusit deri në atë kohë. Shtetet duhet të hapen gradualisht dhe shkallë-shkallë”, tha Syla në TV Dukagjin.