Covid-19/ Zbulohen 35 molekula të reja për ta luftuar

0
147

Janë zbuluar 35 molekula të reja për të luftuar virusin SarsCoV2, falë një fuqie informatike, raporton ANSA.

Të përshkruara në faqen e internetit të ArXiv, studiuesit do të jenë në gjendje të bëjnë teste për të zbuluar nëse ato mund të bëhen ilaçe anti-Covid-19. Projekti po udhëhiqet nga kompania Sibylla Biotech dhe nga Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore (INFN).

Molekulat, të cilat tani do të jenë në gjendje të fillojnë testimin e tyre laboratorik për të zbuluar nëse ato mund të bëhen ilaçe të ardhshme anti-Covid-19, funksionojnë duke parandaluar coronavirusin e ri që të lidhet në qelizat njerëzore.

Molekulat janë si dy xhepa që janë të vendosura në strukturën kryesore të dyerve të hyrjes të përdorura nga koronavirusi i ri për të pushtuar qelizat njerëzore, receptorin Ace2 i cili, përveç qelizave të sistemit të frymëmarrjes, gjendet në ato të shumë organeve të tjera, përfshirë zemrën dhe zorrët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here