Demalia: Rasti i gazetareve që paguheshin nga Veliaj pa bërë asnjë punë, skandal…

0
127

Analisti Ilir Demalia, e cilëson skandal rastin e fundit të dy gazetareve që paguheshin nga bashkia e Tiranës, pa bërë asnjë punë.

Demalia: Rasti i fundit i dy gazetareve Mira Kazhani dhe Bieta Sulo që paguheshin nga bashkia e Tiranës në një kohë që punojnë në një media marrin rrogë pa bërë asnjë punë, të padeklaruar si shpërblim që ti shërbejnë Erion Veliaj. Ky është skandal. Vetëm me këtë rast nuk duhet të kalonte pragun e bashkisë. Veliaj është njeriu më i tmerrshëm që po korrupton mediat sot, aty ku nuk i bën dot me korrupsion financiar i kërcënon siç ka ndodhur me Orën.

Teksa analizon të drejtat e punëtorëve në Amerikë dhe Shqipëri, Demalia për Ora News thotë se, në SHBA punëtori i ka të rregulluara me ligj të drejtat e tij, ndërsa në Shqipëri kjo punë u ka mbetur sindikatave që janë në funksion dhe shërbim të qeverisë së radhës.

 

Demalia: T’i hyjmë një krahasimi të të drejtave të punëtorëve në Amerikë me të drejtat e punëtorëve në Shqipëri është absurde, nuk mund ta krahasojmë as për fuqinë e zhvillimit as kulturën e mbrojtjes së punëtorëve. 1 Maji që festohet është rendiment i vendeve komuniste dhe të majtës marksiste leniniste europiane. Punëtorët nuk kishin asnjë të drejtë gjatë regjimit komunist, trajtoheshin në mënyrën më mizerabël dhe më primitive. Ka mbetur prapë demagogji. Edhe Sindikatat që u krijuan pas ’90, drejtuesit kanë qenë në shërbim të qeverive të radhës për të përfituar. Sot sindiktatat në Shqipëri nuk kanë asnjë lloj zëri. Gjendja si trajtohen sot punëtorët në Shqipëri mund të shohësh në punishte, në miniera. Në Amerikë të drejtat e punëtorëve mbrohen nga unionet dhe vetë kompanitë sepse nuk mundesh ti të shkelësh të drejtat e punëtorit se punëtori të ndjek për të drejtën e tij. Janë ndërtuar ligje të tilla që e mbrojnë punëtorin.

Po çfarë ka ndryshuar me 1 Majin dje dhe sot?

Demalia: Për 1 Maj, dikur dilnin në parakalim, sot dalin shëtitje nga Liqeni. Nuk kemi kulturën e protestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here