Forca speciale turke derdhin breshëri të gjata automatiku në kufirin me Greqinë…

0
158

Breshëri të gjata automatiku janë dëgjuar në kufirin greko-turk mesnatën e djeshme duke ngritur alarmin tek ushtria greke.

Mediat helene raportojnë se në të paktën dy raste, forcat speciale turke kanë qëlluar të paktën 50 herë më breshëri automatiku ndërsa lundronin në ujërat e lumit Evros që ndan dy shtetet.

Kjo ka bërë që nga pala greke të ngrenë nivelin e gatishmërisë.

Siç raportojnë mediat greke, nuk dihet shkaku i këtyre të shtënave, ndërsa raportohet se nuk ka dëmë nga kufiri grek.

Ky episod ka ndodhur edhe edhe disa javë më parë në kufirin mes dy shteteve, në kohën kur shpërtheu kriza e emigrantëve.

Raporti mes dy shteteve është i tensionuar për shkak të emigrantëve, por edhe pas fillimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Egjeun Lindor nga ana e Greqisë dhe Qipros.

Përveç se kërkon pjesë e saj, Turqia këmbëngul se nga pasuritë që do të gjejë Qiproja duhet të përfitojnë edhe turko-qipriotët, me argumentin se jetojnë në të njëjtën tokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here