Laboratorët S4/ Çfarë duhet të dini për vendin ku studiohen virusët më vdekjeprurës, sa të sigurt janë dhe kush punon brenda tyre

0
156

Për shkak të pandemisë së COVID-19, në fokus janë vënë sërish laboratorët shkencorëe.

HIV/AIDS, MERS, SARS, gripi i shpendëve dhe derrave, viruse si lujo, marburg, lass, nipa, hendra, ethet hemorragjike dhe Ebola. Në dekadat e fundit, pothuajse çdo vit, është zbuluar një shkak i ri i infeksioneve serioze, transmeton Telegrafi.

Deri më tani viruset e panjohura ose ato që zhvillojnë aftësinë për t’u transmetuar nga kafshët te njerëzit – të ashtuquajturat zonoza – sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë paraqesin një rrezik për shëndetin planetar. Për t’u identifikuar shkaktarët, të zhvillohen procedurat për diagnostifikim, terapinë dhe gjetjen e një vaksine, nevojiten laboratorë specialë. Këto laboratore janë gjithashtu të nevojshme kur dyshohet se mund të jetë kryer një sulm terrorist me armë biologjike.

Katër nivele të sigurisë për katër grupe të rrezikshme

Shkaktarët e sëmundjes klasifikohen ne grupe rreziku, kurse secili grup shoqërohet me një masë paraprake ose shkallë mbrojtjeje. Nga kjo shkallë varen rregullat për hapësirë, pajisje dhe mënyrën e punës. Grupi me rrezikun më të lartë shënjohet me numrin 4. Në të përfshihen substanca biologjike që shkaktojnë sëmundje serioze në trupin e njeriut, për të cilat nuk ekziston as vaksinë e as shërim. Virusë të tillë janë për shembull, lojo, hendra dhe nip.

Viruset corona SARS-COV-1, MERS-CoV si dhe i riu SARS-COV-2, aktualisht klasifikohen në grupin e 3-të të rrezikut. Kjo do të thotë se viruse të tilla testohen në laboratorë me mbishkrimin S3 nëpër të cilat vlejnë masat e rrepta, por jo edhe aq drastike sikur në laboratorët me mbishkrimin S4.

Pak laboratorë në botë kryejnë hulumtime

Laboratore të tilla me nivelin 4 të sigurisë nuk ka shumë, kjo për shkak të kostos së lartë që lidhet me masat paraprake. Në Wikipedia figurojnë gjithsej 40 institute shkencore me këtë shkallë të sigurisë. Shumica janë në Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga Gjermania me katër laboratorë, Zvicra dhe India me nga tre dhe Australia dhe Rusia me nga dy.

Sa është i sigurtë laboratori S4?

Laboratore të tilla do të duhej të ishin në gjendje të hetojnë rrezikun e patogjenëve të sëmundjes, para se gjithash duke mos rrezikuar shëndetin e popullatës përreth dhe të punonjësve.

Për këtë arsye këto laboratore janë të ndara në hapësira nga institutet e tyre përkatëse, pasi në to kanë qasje vetëm ata që kanë leje të veçantë. Ekzistojnë kontrollet e qasjes dhe kamerat e sigurisë që monitorojnë çdo lëvizje. Ka furnizim të veçantë me ujë, ajër dhe energji elektrike. Gjithçka që hyn ose del nga laboratori përmes ajrit apo gjendjes së lëngshme, kalon përmes sistemeve speciale të filtrimit (HEPA) që garanton se nuk bartet ndonjë mikrob.

Dyshemetë, muret dhe tavanet janë të punuar nga materialet përmes të cilave assesi nuk depërton uji, por që është shumë e lehtë të mirëmbahet. Të gjitha sipërfaqet duhet të jenë rezistente ndaj acidit, alkalinës dhe tretësve tjerë, por që edhe të mos e pengojnë dezinfektuesit e ndryshëm.

Laboratoret me mbishkrimin S4 kanë më pak presion sesa ato të zakonshmet, në mënyrë që kur një substancë plasaritet brenda, të mos depërtojë në mjedis. Hyrjet dhe daljet nga objekti organizohen përmes portave të kontrollit të shumëfishtë dhe barrierave dezinfektuese. Në korridoret e dezinfektimit, dyert janë të rregulluara në atë mënyrë që ajri të rrjedh gjithnjë në laborator. Shpërthimi i një bombe apo aeroplani nuk do të sillte kurrfarë rreziku nga shpërthimi i ndonjë infeksioni, sepse virusët sipas Institutit gjerman Robert Koch, nuk janë rezistent ndaj nxehtësisë së madhe dhe do të zhdukeshin. Përveç kësaj, edhe virusët shumë të rrezikshëm gjenden në pjesë të caktuara të botës në natyrë, kështu që terroristët do ta kishin më të lehtë të arrijnë deri të ata.

Kush punon në laboratore?

Një numër i vogël i ekspertëve të kualifikuar kanë qasje në laboratore dhe lëvizjet e tyre kontrollohen rreptësishtë. Ata gjithmonë veshin kostume të veçanta me sistem të veçantë të furnizimit me oksigjen. Dy deri në tre palë doreza barten të njëjtën kohë në duar, kurse dorëzat e fundit që ngjiten kanë një sistem për izolim total të duarve. Në kostumin mbrojtës që peshon 10 kilogramë, personeli i ekspozohet një ngarkese të rëndë, për këtë arsye një ditë e punës zgjat vetëm tre orë.

Me leje të posaçme në laboratore ruhen patogjenet që janë të domosdoshme për kërkime dhe atë në sasi të vogla. Gjaku dhe indet e kontaminuara mbyllen posaçërisht në një hapësirë të xhamit, dollapët e sigurisë nëpër të cilat janë të vendosura dorëzat që vendosen nga jashtë, në mënyrë që hermetikisht të jetë gjithçka e mbyllur.

Rregulli i vetëm – vigjilenca

Të gjitha materialet pas punës mbyllen me qelës. Të gjitha objektet e përdorura sterilizohen në një dhomë të veçantë me temperaturë të lartë dhe presion. Mbeturinat laboratorike ose lëngjet “nuk janë më aktive” – virusët me një procedurë të veçantë mbyten.

Para daljes nga laboratori, bashkëpunëtorët në kostumet mbrojtëse bëjnë dush me acid persik të holluar dhe agjentë preparate tjera të ngjashme. Pas kësaj, i heqin nga trupi dhe sërish bëjnë dush.

Pasi që nuk ka instrumente matëse për kontaminimin e virusit, bashkëpunëtorët zakonisht punojnë në qifte, sepse njëri-tjetrit ia kontrollojnë kostumet duke kërkuar për ndonjë dëmtim eventual të tyre dhe kështu ndihmojnë njëri-tjetrin t’i veshin dhe zhveshin. E tërë kjo procedurë gjatë 15 deri në 30 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here