Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka ka thënë në një intervistë për Abc News, se qeveria duhet të kishte vepruar më me seriozitet në lidhje me situatën e Covid-19.
Ndoka u shpreh se kryeministri është treguar i paaftë në menaxhimin e kësaj situate. “I vetmi institucion që ka funksionuar realisht është opozita”, u shpreh ai.
Lidhur me takime ndërmjet opozitës, Ndoka u shpreh: “Ne jemi në konsultim të përhershëm online me njeri-tjetrin. Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar politikisht këtë situatë. Një lider tjetër do ta fundoste Edi Ramën për veprime të pakonsultuara, për masat drastike të panevojshme, për përpjekjen e qeverisë në këtë situatë pandemie, për të vjedhur. Një opozitë tjetër do ta fundoste”