Në 2019, 115 zyrtarë u referuan për hetim tek Pastrimi i Parave, Hetimi Tatimor dhe Prokuroria

0
122
Silhouette Men Wearing Suits And Hats

Të paktën 115 zyrtarë përfshi deputetë apo drejtues të nivelit të lartë janë referuar për kontoll në Drejtorinë e Pastrimit të Parave, Hetimin Tatimor apo kallzuar në Prokurori e Polici për problematika të hasura gjatë kontollit të pasurisë së tyre.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit bëri me dije se vetëm për vitin e shkuar janë ndëshkuar me gjobë për shkak së kanë refuzuar të deklarojnë konfliktin e interesit të paktën 54 zyrtarë.

Referuar raportit vjetor 2019 rezulton se gjatë vitit të shkuar është vijuar me procesin e pranimit, regjistrimit dhe administrimit të deklaratave të interesave privatë, të subjekteve që mbartin detyrim për deklarim.

Nga të dhënat e regjistruara dhe të administruara nga Sektori i Protokoll-Arkivës dheAdministrimit të Deklaratave të Pasurisë, rezulton se numri i përgjithshëm i subjekteve (subjekte në funksion, ish-subjekte deklarues, kandidatë) deri më 31.12.2019 është 15.540 subjekte deklarues, nga të cilët:

– 17.3% ose 2.689 subjekte rezultojnë të jenë në funksion;

– 81.8% ose 12.718 subjekte rezultojnë të jenë ish-subjekte deklarues;

– 0.9% ose 133 subjekte rezultojnë të jenë kandidatë.

“Numri i deklaratave të administruara nga Inspektorati i Lartë për vitin 2019, është 3.868 deklarata të interesave privatë, nga të cilat, të ndara sipas llojeve të tyre, rezultojnë këto të dhëna statistikore:

Deklarata Periodike/Vjetore – 2.680 deklarata;

– Deklarata Para Fillimit të Detyrës – 512 deklarata;

– Deklarata Pas Largimit nga Funksioni – 548 deklarata;

– Deklarata Kandidati – 128 deklarata.

Të paktën 69.3 % e totalit të deklaratave të interesave privatë, të administruara nga ILDKPKI gjatë vitit 2019, përbëhet nga deklaratat Periodike/ Vjetore, 13.2 % nga deklaratat Para Fillimit të Detyrës, 14.2% e tyre përbëhet nga deklarata Pas Largimit nga Funksioni, si dhe 3.3 % e përbëjnë deklaratat e kandidatëve” vlerëson ILDKPKI.

Paralelisht me administrimin e deklarimeve ILDKPKI gjatë vitit të shkuar ka bërë kontoll të plotëpër 1,417 subjekte deklarues, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga denoncimet në numrin pa pagesë 0800 9999, postën zyrtare dhe elektronike, media. Kjo është bërë për vërtetimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të ardhurave e detyrimevetë deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta apo konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave./Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here