Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi deri më 29 maj, dekretin e tij për emërimin e Avdulla Hotit kryeministër.
Ai tha se si president i Kosovës do ta respektojë këtë vendim dhe i ftoi të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës.
”Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH”, shprehet Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.