Pandemia e korònavirusit ka ndikuar edhe tek marrëdhëniet sèksuale. Kompania gjigante që prodhon prèzervativë, Dùrex tha se britanikët nuk kanë jetë aktive sèksuale gjatë kësaj periudhe. Laxman Narasimhan, shefi ekzekutiv i Reckitt Benckiser tha se shitjet e prèzervativëve kanë rënë, kryesisht në Britani dhe Itali, për shkak të kufizimeve të lëvizjes. Megjithatë, shitjet nuk kanë prekur Kinën, vendi i parë ku shpèrtheu sëmundja.
Narasimhan tha se distancimi social ka ndikuar tek mundësitë për marrëdhënie sèksuale dhe ciftet janë më pak intimë se zakonisht, sidomos për shkak të strèsit. Duke folur për “Daily Mail”, shefi ekzekutiv tha: “Jeta íntime po bie poshtë dhe ky është manifestim i ánkthit”. Narasimhan theksoi se të rinjtë në Britani po kryejnë më pak marrèdhënie sèksuale se më parë dhe e gjitha është shkak i pandèmisë që ka prekur pjesën më të madhe të botës.
Edhe firma të tjera të prodhimit të prèzervativëve janë ankuar për impaktin e korònavirusit. Nga mesi i muajit Mars deri në mes të Prillit, firma Karex páralajmëroi se do të prodhonte rreth 200 milion prèzervativë më pak.