Presidenti Meta prej dy ditësh ndodhet në zonën e Kolonjës, duke promovuar bukuritë natyrore të vendit.
Përmes një video-mesazhi të përcjellë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta shprehet optimist për fitoren në luftën me armikun e padukshëm Covid-19, por bën apel që të mbrohet nga armiku i dukshëm i pishave shqiptare, që sa vijnë e pakësohen.
“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt
Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.
Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tone”, shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij.