SHBA nis planet për rihapjen e vendit/ Prokurori thirrje drejtësisë: Shikoni shkeljet e të drejtave dhe liritë e qytetarëve…

0
101

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ndër vendet që u preken më shumë nga koronavirusi në botë U regjistruan mijëra jetë të humbura në pak javë por si duket gjendja ka filluar të përmirësohet fatmirësisht.

Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka filluar planet për rihapjen e vendit të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me masat e marra nga qeveria Amerikane. Një prej tyre edhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr, ka deklaruar se me uljen e dukshme të kurbës së infeksionit të koronavirusit, ka ardhur koha që vendi të fillojë të lehtësojë disa prej kufizimeve të distancimit social të vendosura nga qeveritë e shteteve, në muajt e fundit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

“Tani që kurba është rrafshuar, shkalla e përhapjes është ngadalësuar, sistemi ynë nuk është mbingarkuar dhe është koha për t’u përshtatur me situatën”, tha Barr gjatë një seance me pyetje-përgjigje me publikun në Tëitter.

Barr vlerësoi planin me tre faza të Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë kombëtare si një “kornizë të arsyeshme pune.

Kryeprokurori Barr, i cili ka qenë kritik për disa nga kufizimet e distancimit social, duke i cilësuar si tepër të ashpra, paralajmëroi përsëri se Departamenti i Drejtësisë do të marrë në konsideratë bllokimin e masave lokale dhe shtetërore që privojnë qytetarët nga liria fetare dhe liritë e tjera civile.Në një memorandum të publikuar të hënën, Barr udhëzoi prokurorët më të lartë federalë të vendit që të “vëzhgonin për direktiva shtetërore dhe lokale që mund të shkelnin të drejtat kushtetuese dhe liritë civile të qytetarëve.“Nëse një urdhëresë shtetërore apo vendore tejkalon kufirin, nga një ushtrim i duhur i autoritetit për të ndaluar përhapjen e COVID-19, në një shkelje të madhe të mbrojtjeve kushtetuese dhe ligjore, Departamenti i Drejtësisë mund të jetë i detyruar të adresojë këtë situatë në gjykatën federale”, tha kryeprokurori Barr.

Memorandumi pasqyron padurimin në rritje të kryeprokurorit Barr me urdhërat e qëndrimit në shtëpi dhe masat e tjera të distancimit social të zbatuara nga qeveritarët e shteteve që nga fillimi i marsit në një përpjekje për të frenuar valën e koronavirusit dhe për të shpëtuar jetë. Kundërshtimi i kufizimeve çoi në protesta në disa kryeqytete të shteteve amerikane javën e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here