Vasili apel Ramës: Boll me projekte imagjinare!! Edi rri një ditë pa gënjyer se s’të gjen gjë…

0
145

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ironizon deklaratat e Kryeministrit Edi Rama lidhur me aeroportin e Kukësit.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili i kërkon Ramës që të ndalojë njëherë së gënjyeri lidhur me këto projektet e tij imagjinare.

“Kur e kupton që i mbarojnë gënjeshtrat, i kthehet bam Kukësit, ba-bam Vlorës, pastaj bam Lasgushit, ba-bam Migjenit.

I inauguron nga 10 herë, ul avionë imagjinarë, ose thotë do punësojë në Kukës 12 mijë vetë, lëre lëre se ç’vete me të.

Edi rri një ditë pa gënjyer se s’të gjen gjë”, shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Edi Rama kur s’ka punë i vërvitet ose aeroportit të Vlorës ose të Kukësit!

Sot e pati kismet Kukësi.

Këto dy aeroportet i ka si zahire gënjeshtrash.

Kur e kupton që i mbarojnë gënjeshtrat, i kthehet bam Kukësit, ba-bam Vlorës, pastaj bam Lasgushit, ba-bam Migjenit.

I inauguron nga 10 herë, ul avionë imagjinarë, ose thotë do punësojë në Kukës 12 mijë vetë, lëre lëre se ç’vete me të.

Edi rri një ditë pa gënjyer se s’të gjen gjë.

Të nesërmen futja sa për dy ditë bashkë.

Ja lexojeni cfarë shkruan dhe qeshni, se edhe me budallëqet qeshet ndonjëherë:

Mesazhi i Rames

“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin,”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here