Harta e virusit në Britani për t’u çuditur: Në qindra fshatra e qyteza, asnjë vdekje nga koronavirusi!

0
156

Një hartë interaktive që tregon vdekjet e koronavirusit në Britaninë e Madhe, zbuloi sesi qindra qyteza dhe fshatra të vendit nuk kanë pasur asnjë jetë të humbur nga Covid-19 gjatë pandemisë.

Harta e realizuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave, zbulon sesi zona të tëra të Wellsit, Jug-Perëndimit dhe Anglisë Lindore kanë mbetur të pacenuara nga virusi që ka gjunjëzuar pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo tregon gjithashtu se në kohën kur Londra shënon më shumë se gjysmën e vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë vendin, tre rajone të saj janë të paprekura nga sëmundja: Lambeth North, Borough e Southwark Street si dhe North Acton, ende nuk kanë shënuar asnjë vdekje prej pandemisë.

Zero janë vdekjet nga Covid 19 edhe në 24 fshatra në Cornwall. Një situatë e ngjashme shënohet dhe në pjesë të tjera të vendit. Harta lë të kuptohet se shumica e vdekjeve nga koronavirusi ka ndodhur në qytete me popullsi të dendur dhe rrugët e tyre të transportit tek njëra-tjetra, me viktima të shumta të shënuara në zonat përgjatë vijave kryesore hekurudhore.

Ndërkohë, qytetet që ndodhen më larg, duket e kanë shmangur më të keqen e krizës. Britania e Madhe ka regjistruar deri tani 28,131 vdekje nga koronavirusi dhe 182,260 infektime.

FOTO GALERI

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here