Kthimi i studentëve në auditore, Marku: Do bëj padi, s’mund të bëhemi bashkëfajtorë…

0
147

Sistemi arsimor mbetet një nga institucionet më pak të prekura nga COVID-19.

Por ndryshe nga sektorë të tjerë të cilët janë “paralizuar” për shkak të masave drastike të vendosura në kuadër të parandalimit të koronavirusit, Arsimi bën pjesë te më pak të goditurit.

Profesor Mark Marku në një intervistë për ABC News sqaroi se zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar në menaxhimin e kësaj pandemie edhe pse shtoi se ka pasur shumë pak investime për plotësimin e kushteve në sistemin arsimor.

Marku tha se pavarësisht kushteve të izolimit për shkak të COVID-19, arsimi mbetet më pak i godituri. Edhe pse theksoi se pedagogët, mësuesit dhe nxënësit janë gjendur të papërgatitur, zhvillimi i teknologjik i ka dhënë mundësi që të organizohen në mënyrë të shpejtë duke menaxhuar në njëfarë mënyre edhe situatën.

Me mënyra dhe forma të tjera alternative është bërë edhe komunikimi me studentët. Sipas tij kjo formë e komunikimit ka pasur efektivitet dhe ka funksionuar edhe pse shtoi se kanë hasur probleme gjatë zhvillimit mësimor.

“Është bërë identifikimi i studentëve të cilët kanë vështirësi të marrin pjesë dhe janë gjetur forma alternative, një prej tyre është që leksionet të printohet dhe t’ju dërgohen me postë. Urdhri i Ministres së Arsimit është në kundërshtim me masat dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh ai.

Pedagogu theksoi se duhet menduar përgatitja e provimeve online ose në shtator.

“Ky urdhër do të krijojë probleme, është i rrezikshëm. Janë rreth 1200 studente dhe thuajse 20 salla në cilat zhvillohet mësimi dhe nuk mjafton për shpërndarjen fizike në auditore. A mund të garantohet që të mos ketë ngjeshje të studentëve, kemi vende të mbyllura”, tha Marku.

Më tej ai sqaroi se Universiteti duhet të komunikojë më ministrinë dhe ti thotë të vërtetën qytetarëve, se nuk mund të garantojë sigurinë. Nëse Ministria dhe qeveria vendos të mos e zbatojë kërkesën duhet të mbajë përgjegjësi. Do të bëj denoncim në Gjykatë për të mbrojtur veten apo Fakultetin, ndërkohë gjithë vendi ka 2 muaj në karantinë.

“Nëse koronavirusi përhapet tek një student rrezikohen të gjithë të tjerët. Universiteti duhet të respektojë autonominë që ka. Ne nuk e garantojmë dot sigurinë e studentëve apo pedagogëve. Nëse qeveria, ministria apo Rama do të ketë guximin dhe papërgjegjësinë të thotë vazhdoni si jeni, normalisht nuk mund të bëhemi bashkëfajtorë. Ne kërkojmë komunikim. Nëse do të ndodhë diçka do të mbajnë përgjegjësi titullarët e institucioneve.

Unë si shef Departamenti nuk mund të mbaj përgjegjësi, do të bëj një denoncim në Gjykatë. Unë do të mbroj veten, studentët, do të bëj denoncim në gjykatë ditën që do të detyrohem të kthehem në auditor. Kështu mund ta bëjnë Fakuletetet, nuk e di sa do ja vlente të rrezikojmë jetën e një studenti apo pedagogu ndërkohë që gjithë vendi është në karantinë.

Vendimi për hapjen e lokaleve nuk lejon të futën klientët në ambientet e brendshme të lokaleve, por përse studentët dhe pedagogët kërkohet të kthehen në auditore. Të gjithë duan t’i kthehen jetës normale, por a është e mundur në këtë mënyrë”, tha Mark Marku.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here