Manjani: Më vjen keq që gazetaria e humbi Mira Kazhanin! Qëllimi i pushtetit, të transformojë njerëzit e lirë…

0
131

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me punësimet e gazetarëve nga pushteti.

Manjani shkruan se qëllimi i pushtetit, të transformojë njerëzit e lirë. Ish-ministri ka zgjedhur të thumbojë Mira Kazhanin dhe dhe prezantuesen Bieta Sulo, të cilat ishin punësuar në UKT, njëra si këshilltare ekonomie dhe tjetra si specialiste.

“Nuk kam ça t’i shtoj më arsyetimeve të shumë kritikëve të tjerë, mbi shpërdorimin e parave publike që pushteti bën për propagandë!

Punët e këtij pushteti monist u panë tashmë. Sa të jenë akoma aty vetëm dëme do sjellin”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Më vjen sinqerisht keq që gazetaria e humbi gazetaren Mira Kazhani.

Pushteti monist e bëri atë zëdhënëse, për fat të keq..! Në përpjekje për ta mbrojtur, pushteti e degjeneroi dhe më keq. Në këtë pikë ska më rëndësi ku e merr dhe sa e ka rrogën.

Gazetar është profesion i bukur. Liria në mendim, profesionalizmi, llogjika dhe etika në renditjen e argumentave e bëjnë gazetarin të dëgjueshëm e të lexueshëm. Mira Kazhani lexohej shumë mirë si gazetare.

Tashmë si zëdhënëse humbi goxha nga këto cilësi. Edhe sikur për një vit rrjesht Ajo të kritikojë UKT e Rilindjen, prap nuk konkuron dot si më parë…

Në fakt ky është qëllimi i pushtetit, të transformojë njerëzit e lirë…

Më vjen vërtetë keq!

Ndërsa, prezantuesen e Top Channel nuk e njoh si gazetare. Në fakt as si prezantuese nuk i kam parë asnjë emision. Gjykoj se rasti i saj dëmton më shumë televizionin ku punon sesa atë vetë.

Nuk kam ça t’i shtoj më arsyetimeve të shumë kritikëve të tjerë, mbi shpërdorimin e parave publike që pushteti bën për propagandë!

Punët e këtij pushteti monist u panë tashmë. Sa të jenë akoma aty vetëm dëme do sjellin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here