Nënvlerësimi i studentit shqiptar…

Klarisa REXHVELAJ

“Sekreti i arsimimit qëndron në respektimin e studentit”- Ralph Waldo Emerson

Në mbarë botën shoqëritë demokratike përqëndrojnë energjinë e tyre në edukimin e brezave të rinj, por fatkeqesisht shteti ynë nuk po funksionon si gjithë bota.

Energjia e qeverisë shpenzohet e tëra në propagandë, në urdhra e dëshira delirante se si të mbrohemi nga Covid-i, e përsa i përket studentëve janë të nënvlërsuar, të shtypur deri në fund.

Sot përballemi me situatën e pandemisë globale, ku bota mbarë ka gjetur si zgjidhje “Mësimin Online”, por a jemi gati ne për modernizma të tilla ?!

A mund të kërkojnë nga ne të përdorim platforma të tilla, të cilat shumë mirë mund të jenë inovacion i së ardhmes, por përball nuk kemi studentin nga BE, as Amerikan apo nga vendet Skandinave. Përball keni studentin
shqipëtar që deri dje protestonte për bankat e shkollës, për ngrohjen, për pamundësinë ekonomike që e limitojnë në çdo aspekt të jetës.

Shumica nga ne kanë një smart-phone, por a kemi mundësi të kemi një ofertë me internet çdo muaj ?

Nuk po flasim për fëmijët e kryeqytetit,por për ata nga maja e Vermoshit e deri në Konispol, e Ministria e Arsimit supozohet të mendojë për të gjithë.

Po vetë pedagogët dhe mësuesit, a janë paraprakisht të trajnuar për këtë situatë, pasi deri dje i urdhëronin të mos perdornin celularin gjatë orarit të punës e sot ky celular u kthye në mjetin më të rëndësishëm për të siguruar bukën e përditshme.

Arsimi është metodë bazë e përparimit dhe e reformimit social, por si duket dikush ka në plan të na lërë qellimisht në errësirë, e ka frikë reformimin social, e ka alergji përparimin.

Buxheti i shpenzuar në edukim sa vjen e zerohet dhe auditori çvleresohet gjithmonë e më shumë. Mbështetja financiare ndaj studentëve është 0, mbështetja financiare ndaj institucioneve të arsimit për të pasur infrastrukturë është 0, kerkimi shkencor është 0, vetem 00000. . .

Ka ardhur koha ta kapim të keqen nga koka jo nga bishti, të kërkojmë një reformim total të sistemit arsimor, e pse jo të të gjithë mënyrës qeverisëse. E keqa më e madhe që na bëhet është ai “Ligji për arsimin e Lartë” për të cilin as nuk na pyetën as paralajmëruan për efektet. Por studentët një herë e paralajmëruan qeverinë, me sa duket akoma se kanë të qartë se çfarë ndodh kur do t’i zësh frymën shtresës më vitale të shoqërisë, si duket kanë nevojë për rikujtesë.

Nënvlerësimi i studentit shqiptar…

E tallën për gafat e bëra në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko